Transmetuar më 27-05-2013, 19:28

Kakavijë, 27 maj 2013, NOA.al- Policia kufitare e Kakavijës ka zbuluar dhe sekuestruar 10 kilogramë lëndë narkotike, në brendësi të një kamioni.

Gjatë kontrollit në kufi të kamionit me targa TR 7234G, i cili drejtohej nga 61 vjeçari Kosta Dedgjoni, në shasinë e kamionit janë gjetur të shtrira pako të gjatë me lëndë narkotike, me peshë totale 10 kg.

Në vijim janë gjetur të fshehura edhe 60 bombola gazi për motorrat frigoriferik, me peshë 14 kilogramë secila.

Nga ana e policisë sqarohet se këto bombola janë të ndaluara të hyjnë në Europë, ndërsa ishin nisur me synim trafikimin në drejtim të Greqisë.

Lidhur me këtë rast u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit