Transmetuar më 27-05-2013, 19:26

Tiranë, NOA.al – Një 45-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj.

D.N, mbërriti ditën e sotme në ambientet e komisariatit të policisë së Tiranës për të denoncuar ish-bashkëshortin Xhevdet N. 51 vjeç.

E dëmtuara i tha policisë se ditën e djeshme ishte rrahuar nga ish-burri ndërsa sot është nxjerrë prej flokësh nga autobusi i linjës Tiranë-Kërrabë.

Kanë qenë pasagjerët e autobusit të cilët u përpoqën të ndihmonin 45-vjeçaren. Mësohet se ngjarja ndodhi pas një sherri për motive xhelozie.

Policia tha se u shoqërua në polici 51-vjeçari ndërsa ndaj të dëmtuarës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit