

SHBA, 27 maj 2013, NOA-Një zë i ri bashkohet me korin e udhëheqësve shpirtërorë autoritativë dhe liderëve fetarë të cilët kanë folur publikisht për jetën në univers dhe ekzistencën e formave të tjera të jetës të ngjashme me tonat.
Këtë herë është Dalai Lama, i cili ka folur gjatë një takimi të mbajtur në Universitetin e Portland (Oregon, USA) titulluar " Universal Responsibility and the Inner Environment”.
“Vizitorët nga galaktikat e tjera janë të njëjtë si ne", -ka thënë Dalai Lama gjatë fjalës së tij- të gjithë njerëzit dhe të gjitha qeniet e gjalla posedojnë brenda vetes një shkëndijë hyjnore”. Në vazhdim Dalai Lama ka shtruar një pyetje të thjeshtë në auditor: Si do ta perceptojnë faktin qeniet nga botët e tjera në qoftë se ata mund të gjenden para nesh? Diversiteti do të shkaktonte gjithashtu frikë te ne!
Dalai Lama, megjithatë, ka deklaruar se ne duhet ti pranojmë dhe ti konsiderojmë vizitorët galaktikë "si" të barabartë me ne … ti shtrëngojmë dorën nëse mundemi".
Përfaqësuesi më i lartë i budizmit Dalai Lama flet rreth jetës në kozmos nën një dritë të re.
Ai pranon format e tjera të jetës në kozmos, por në të njëjtën kohë na tregon rrugën që duhet ndjekur, një rrugë drejt pastërtisë së zemrës dhe emocioneve. Për të pranuar ato që me sa duket duhen të jenë të ndryshëm nga ne, por duke i konsideruar si të barabartë me ne.
k.a./noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





