Transmetuar më 27-05-2013, 18:29

Kanë shpërthyer menjëherë polemikat në shtypin britanik, lidhur me vendimin e Kryeministrit David Cameron për tu nisur për pushime në Ibiza së bashku me familjen e tij, ndërsa vendi është i përfshirë nga tensioni i lartë pas vrasjes së ushtarit Lee Rigby, ditën e mërkurë.

Në shumë nga gazetat e përditshme shfaqej fotografia e Cameron së bashku me të shoqen Samantha në ishullin e Baleari, e cila u publikua pasivisht nëpër sajte.

Nga ana e Kryeministrisë nëpërmjet një deklarate zyrtare, pas tensionit në vend ishte thënë se Kryeministri “mbetet në kontroll të situatës”.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit