

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
E Martë, 28 Maj 2013
Në thellësinë e analizave tuaja gjatë ditës së sotme, do të gjendet e kombinuar qartësia e shprehjes, elasticiteti i mendjes, si edhe një aftësi e zellshme e vëzhgimit. Të gjitha këto, kërkesa për vënien në praktikë të projekteve të rëndësishme të punës dhe studimeve tuaja. Ju jeni duke u projektuar drejt objektivave në bashkëpunim me të tjerët, si edhe duke shfrytëzuar rrethanat dhe marrëdhëniet shoqërore më të dobishme për ju.
Energjia nuk do t’ju humbasë aspak gjatë rrugës sot dhe ju nuk do të rrezikoni asnjë moment për ta humbur atë. Prandaj, duhet që të përfitoni sa më parë nga ky moment i bukur që ju fal kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj. Ndërkaq, trendi juaj në sferën e punësimit është i madh. Yjet ju nxisin gjithashtu që të zgjeroni horizontet tuaja mendore, dhe ju japin sukses në lidhje me kontaktet tuaja dhe udhëtimet. Përfitime të veçanta për ata që mund të guxojnë të realizojnë një ndryshim.
Me yje kaq bujarë në shenjën tuaj, është i mundshëm për ju sot çelësi i suksesit, duke arritur që të mund të nxirrni në pah veprimet dhe ideve tuaja origjinale. Sikundër, të realizoni edhe një stimul përmes ndryshimit të rrethanave dhe duke i kthyer ato të gjitha në favorin tuaj. Siguria më e madhe që keni në mundësitë tuaja, ju shtyn për të pranuar disa sfida që mund të kërkojnë më shumë përpjekje. Por që padyshim do t’ju çojnë drejt suksesit. Fat në fushën materiale.
Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot kurioziteti është kryefjalë dhe ju shtyn të provoni një stimulim të ri intelektual. Yjet ju japin zhvillim, ndjeshmëri, por në të njëjtën kohë, edhe aftësi për të kapur mundësi të mira. Bota është një vorbull që gjithmonë ofron një mundësi të mirë për ata që, si ju, doni ta rrokni atë. Në dashuri shumë gjëra të bëhen të qarta sot. Prandaj, mos shpërtheni në justifikime dhe shpjegime.
Hëna në shtëpinë e shëndetit ju ndihmon sot për të marrë favor në lidhje me situata që kanë të bëjnë me aspektin tuaj mendor dhe fizik. Yjet e momentit ju japin një energji të mirë, por edhe një humor të mirë. Hani mirë dhe trajnoheni veten në një mënyrë të tillë që të arrini ta lini mënjanë ndjenjën tuaj klasike të fajit, edhe nëse hani një ëmbëlsirë më shumë. Të preferuara, ndryshimet që kanë të bëjnë me imazhin tuaj, si edhe trajtimet e bukurisë. Afërdita dhe Jupiteri bëjnë thirrje për një fat të papritur në fushën ekonomike.
Hëna përsëri sot në shenjën tuaj, do të jetë paralajmëruese për parashikime të mira. Yjet e ndjeshme në shenjën tuaj, e rritin më tej bukurinë tuaj, duke ju bërë më tërheqës për ata që ju pëlqejnë. Ndërsa Marsi me aftësitë e tij në fushën e dashurisë, do t’ju bëjë më bashkëpunues. Takimet, edhe nëse do të jenë jetëshkurtra, ju dehin me ndjenja lundruese, duke lu çliruar nga ndjesitë tepër kufizuese. Në marrëdhëniet midis dy partnerëve, do të keni nevojën për të krijuar hapësira të reja.
Ende një ditë e shkëlqyer për kuotimin personal të atyre që janë të lindur nën shenjën e Peshores, për shkak të ndikimeve pozitive të Afërditës dhe Jupiterit në këtë shenjë. Ju mund të mbështeteni në ngjarjet e lumtura që do t’ju bëjnë të mblidhni rreth jush sa më shumë miq dhe admirues. Të lehtësuara takimet të cilat mund të jenë të dobishme për karrierën tuaj, si edhe pak argëtim në mbrëmje. Në fushën praktike, shumë mundësi shtrihen përpara jush.
Gjatë kësaj dite të martë, yjet e majit ju ofrojnë mundësitë e duhura për sukses në jetën shoqërore. Të favorizuara miqësitë dhe kontaktet e ndryshme të biznesit. Do të jenë shumë interesante edhe promovimet e takimeve, si edhe shfaqja e fantazive të ndryshme, duke iniciuar marrëdhënie miqësore dhe profesionale. Kurajoja dhe kthjelltësia, do të bëjë që ju me të keni të drejtë teksa keni për të marrë një vendim ose të nënshkruani një kontratë gjatë ditës së sotme.
Ju jeni një person impulsiv nga natyra. Por në qoftë se ju jeni duke nisur një mënyrë të re jetese, kjo është thelbësore për të bërë ndryshime nga brenda jush. Ky përbën një hap të rëndësishëm që duhet të ndërmerret, por gjithsesi i domosdoshëm. Dhe kjo sigurisht që është më mirë se të shkoni për të jetuar diku, në një mënyrë që nuk ju përshtatet aspak. Saturni ju sugjeron që të mos nxitoni shumë për të kapur kohën e humbur dhe të lënë pas.
Ende një ditë e mirë për Bricjapët. Ju keni shumë nga cilësitë e kërkuara për të arritur projektet e guximshme, të të tilla si vullneti i mirë, guximi, shkathtësia dhe ndjeshmëria, të cilat duhet të përdoren nga ju pikërisht për të ndryshuar fatin e marrëdhënieve tuaja. Është koha për të kërkuar ndërhyrjen e njerëzve të cilët mund t’ju ndihmojnë për të arritur qëllimet prestigjioze që keni. Dashuria dhe Erosi triumfojnë dhe ju japin ndjenja të mira. Vetëm duhet që të guxoni. Pjellori dhe gëzim.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e martë e përshtatshme për të medituar, për të menduar se çfarë keni lënë mbrapa dhe që të mos harroni karakteristikat e rëndësishme të jetës suaj të kaluar. Çfarë ju keni bërë dhe atë çfarë ju nuk e keni arritur dot. Por kjo është gjithashtu një ditë e mirë për të idealizuar situata, të cilat nuk janë edhe aq të vështira për t’u realizuar, tani që ju jeni edhe më të vetëdijshëm për aftësitë tuaja dhe fati që rri pezull në jetën tuaj të përditshme.
Nëse ju keni një projekt në mendje për të cilin jeni të gatshëm të sakrifikoni kohën tuaj të lirë, ju mund të mbështeteni mbi njerëzit që kanë autoritet, dhe janë të aftë për të lehtësuar suksesin tuaj. Yjet ju vënë në humor të përsosur për braktisur krejtësisht ëndrrat dhe tundimet.
Thuajuni “Po” ftesave që ju sjellin humor dhe gëzim.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





