

Para disa vitesh, femrat cilësoheshin si viktima të pabesisë dhe tradhtisë nga ana e meshkujve, por sot që edhe femrat tradhtojnë, ka raste që janë të pabesa shumë herë më shumë se meshkujt.
Gleeden.com, sajt i dedikuar lidhjeve jashtëmartesore, ka zhvilluar një pyetësor me 1486 femra të regjistruara në portal, ku shpesh argumentonin se faji për tradhtinë e tyre ishte i partnerit.
-Pyetjes se pse tradhtojnë femrat, 42% e të intervistuarave deklaruan se kishin nevojë për tu ndier të dëshiruara, gjë që nuk ua garantonte partneri.
– 24% e të intervistuarave u shprehën se tradhtonin, për ti shpëtuar jetës së mërzitshme në çift.
-17% e femrave sqaruan se tradhtonin për seks, pasi ishin të pakënaqura nga jeta në shtrat me partnerin.
-Vetëm 11% pranojnë se shkak për tradhtinë ndaj partnerit, është dëshira për aventura të reja.
-Në përfundim 6% e femrave pranonin se tradhtonin për të ndëshkuar partnerin për mungesat e tij, për pakujdesinë dhe mungesën e vëmendjes.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





