Transmetuar më 27-05-2013, 17:42

A është e mundur zhdukja e celulitit brenda pak kohësh? Ekspertët thonë se po, por shtojnë se duhet përkushtim i plotë dhe vendosmëri.

Para së gjithash i thoni lamtumirë jetës sedentare. Edhe nëse punoni në zyrë, keni mundësi për tu çuar nga karrigia, të përgjigjeni në telefon, të pini një kafe në këmbë etj.

Çdo pretekst është i mirë për të lëvizur në punë, e rëndësishme është që të bëhen lëvizje.

Ecni, është e rëndësishme që të ecni për të shkrirë yndyrat, ndërsa rekomandohet që të pihet sa më shumë ujë për të mbajtur në ekuilibër hidratimin e trupit.

Ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm me sa më shumë fruta dhe perime, ndërsa duhet të harroni ushqimet me yndyrë, veçanërisht ato të fast food.

Në përfundim blini një krem anti celulit dhe masazhohuni. Ndoshta për të pasur rezultate më efikase, duhet t’iu masazhojë një shoqe, motra, nëna ose bashkëshorti, por e rëndësishme është që të masazhohet sa më gjatë për të djegur yndyrat e tepërta.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit