Transmetuar më 27-05-2013, 16:44

Elbasan, 27 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste gjatë një aktiviteti në qytetin e Elbasanit për mjedisin, deklaroi se programi i partisë që ai drejton është kontratë qeverisëse me qytetarët, duke thënë se e ardhmja dhe programi janë fare të qartë.

Referuar plehrave në vend dhe importit të tyre, ai tha se kjo situatë ndodh në ato vende që nuk qeverisen por sundohen nga kasta të korruptuara.

Në këtë drejtim ai u zotua se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes socialiste, do të anulohet ligji për importin e plehrave dhe Shqipëria nuk do të importojë më plehra nga jashtë.

Sipas tij lidhur me situatën e plehrave në vend ka pasur mungesë kujdesi nga ana e qeverisë, ndërsa shtoi se po ti referohet programit të PD në vitin 2005, vendi do ishte shumë i pastër dhe nuk do kishte fare plehra.

“Ne do krijojmë të gjitha kushtet për zbatimin e projekteve të gatshme, këto projekte kërkojnë ndërmjet bashkisë së qendrës dhe më të vogla, në mënyrë që investimi efiçent dhe së dyti mbështetje maksimale nga qeveria. Ne do hapim rrugën për investime private, me promovim dhe nxitje. Në majin e vitit të ardhshëm këtu në Elbasan ne nuk do jemi duke diskutuar si do ja bëjmë, por do e kemi nisur projektin për heqjen e plehrave nga varrezat e qytetit”, tha Rama, raporton Noa.al.

Kryesocialisti theksoi se djegia e plehrave në kurriz të të vdekurve, tregon se kjo qeveri “nuk ka as din dhe as Imam”, pasi kjo gjë nuk ndodh askund, ndërsa tha se qyteti mbulohet nga retë e tymit, por se programi i PS do e shpëtojë vendin nga tymi dhe retë toksike.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit