

Prishtinë, 27 maj 2013, NOA.al- Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër arrestimeve për krime lufte të ish luftëtarëve të UÇK-së. Duke thënë se kjo është e padrejtë, ndërsa ka rikujtuar krimet që kanë bërë serbët në Kosovë.
“Nuk janë treguar agresorë shqiptarët në Shumadi, por serbët në Kosovë”, tha Krasniqi, ndërsa ka kritikuar EULEX-in edhe për funksionimin e tij.
“Me këto veprime misioni evropian është duke treguar që nuk është neutral. Në anën tjetër, këto veprime sikur duan të thonë se fajtorë për luftën në Kosovë janë shqiptarët”, ka tërhequr vëmendjen Krasniqi.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se drejtësia do të triumfojë për “Grupin e Drenicës”.
“Është absurde të thuhet se në Kosovë ka pasur krime lufte. Ne kemi besim në drejtësinë, dhe ajo le ta thonë fjalën e vetë. Ne kemi fituar edhe në Hagë”, tha Grabovci.t.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





