Transmetuar më 27-05-2013, 15:36

Qytetarët korçarë që dëshirojnë të marrin shërbime dhe produkte të telefonisë celulare, telefonisë fikse dhe internetit, tani kanë mundësinë të vizitojnë ShowRoom-in e përbashkët të Albtelecom & Eagle Mobile dhe mund të gjejnë gjithçka aty. Finalizimi i investimeve në rrjet dhe fushata e përurimit të Pikave të përbashkëta të shitjes dhe Kujdesit ndaj Klientit ka vijuar me qytetin e Korçës. Me këtë rast është organizuar një aktivitet ku kanë qenë të pranishëm Z. Aleksandër Kadiqi, Drejtor i Grupit të shitjeve në ALBtelecom, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të organizatave jo qeveritare, grupe të biznesit dhe qytetarë të Korçës.

Z. Kadiqi gjatë këtij aktiviteti theksoi se krahas investimeve të reja në rrjet për rritjen e kapaciteteve dhe shpejtësisë së internet ADSL, ALBtelecom dhe Eagle Mobile synon që të jetë më pranë klientit edhe me rrjetin prestigjioz të pikave të shitjeve dhe Kujdesit për Klientin. Përurimi i dyqanit është shoqëruar më një kokteil dhe Eagle Party për qytetarët korçarë dhe janë argëtuar me Dj. live.

 Modeli One-Stop-Shop ka ndërthurur të gjitha shërbimet dhe produktet në rrjetin e pikave të shitjes dhe Kujdesit për klientin, një risi të tregut tonë. Projekti më i madh i Grupit të Shitjeve, që është hapja e rrjetit të pikave të Shitjes me ShowRoom-e me stil modern, me produktet më të reja të telefonisë, me stafin më të trajnuar, në vendet më të preferuara të çdo qyteti, vjen pas një investimi prej miliona Eurosh. Fushata e inaugurimeve u shoqërua me oferta fantastike interneti dhe celulare, që janë vlerësuar dhe mirëpritur nga të gjithë qytetarët.

Albtelecom dhe Eagle Mobile i shton rrjetit ekzistues të shitjeve mbi 75 dyqane të reja të përbashkëta në të gjithë Shqipërinë. Pas pikave të reja të përbashkëta të Lushnjës, Tiranës, Burrelit, Fushë Krujës, Krujës, Ersekës, Sarandës, Gjirokastrës, Peshkopisë, Fierit, Tepelenës, Delvinës dhe Korçës, do të përurohen ambiente të reja moderne ALBtelecom & Eagle Mobile në qytetet e Fierit, Vlorës, Durrësit, Shijakut, Skraparit, Pogradecit, Shkodrës, Elbasanit, etj.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit