Transmetuar më 27-05-2013, 13:17

Pamje pas ngjarjes publikuar nga durreslajm.com

Durrës, 26 maj 2013, NOA.al- (Update) Përplasja e mjetit në ecje e sipër mesditën e sotme në zonën e Xhafzotaj në Durrës, rezulton me dy viktima.

Nga të dhënat paraprake mësohet se makina tip benz me targa DE 6165 D ka shpërthyer pas përplasjes, ndërsa brenda saj ndodheshin disa persona.

Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se dy persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e dëmtimeve, ndërsa një i tretë është dërguar në gjendje të rëndë në drejtim të Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit dhe shpejtësia e madhe e mjetit, i cili është përplasur në një bordurë anësore dhe është rrotulluar disa herë.

Sakaq njëri nga viktimat është identifikuar si Muhamed Cyrbja 22 vjeç, ndërsa i plagosuri ëhtë kushuriri i të ndjerit i identifikuar si Xhuliano Cyrbja 17 vjeç. Ndërkohë viktima e dytë është identifikuar si 17 vjeçari Luxhert Hoxha, banues në zonën e Plazhit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit