Transmetuar më 27-05-2013, 11:42

Gati 2 javë pasi aktorja Angelina Jolie njoftoi vendimin e saj për mastektominë në të dy gjinjtë, për t’iu shmangur sëmundjes së kancerit nga e cila i kishte vdekur e ëma, mësohet vdekja e e tezes së aktores.

Tezja Jolie, Debbie Martin, 61 vjeç ka vdekur nga kanceri i gjirit në një spital pranë San Diegos. Bashkëshorti i saj tha se, sëmundja ishte zbuluar në vitin 2004 dhe mjekët kishin gjetur të njëjtin gjen defektoz BRCA1, si tek nëna e Angelina Jolie, aktorja Marcheline Bertrand. Madje ai ka vijuar deklaratën se, po ta kishin ditur “do të kishin ndërmarrë të njëjtin veprim si Angelina”.

Më 14 maj, në një artikull të botuar në “The New York Times”, 37 vjeçarja Jolie tha se vendosi që të heqë gjinjtë e saj, pasi mjekët vlerësonin se për shkak të origjinës së saj gjenetike, ajo kishte një rrezik prej 50 për qind të prekjes nga kanceri i vezoreve dhe një rrezik prej 87 për qind të kancerit të gjirit.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit