Transmetuar më 27-05-2013, 09:17

Filmi me një rrëfim lesbik të dashurisë, “Blue is the Warmest Color” ka fituar këtë vit Palmën e Artë, që është çmimi kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.

Juria, e kryesuar nga regjisori i famshëm i Hollywoodit, Steven Spielberg, ndërmori të dielën lëvizjen e pazakontë të ndarjes së çmimit, një nga nderimet më të mëdha të botës së filmit, jo vetëm për regjisorin francez me origjinë tuniziane, Abdellatif Kechiche, por edhe dy yjet e filmit, Adele Exarchopoulos dhe Lea Seydoux.

Në komentet për gazetarët, Spielberg pranoi se kishte skena grafike të seksit në film, por tha se filmi kishte “një histori të thellë dashurie”, citon Noa.al.

Në vlerësimet e tjera, juria shpalli si aktoren më të mirë Berenice Bejo për rolin e saj në dramën “Past” të regjisorit iranian Asghar Farhadi, derisa veterani i Hollywoodit, Bruce Dern, fitoi si aktori më i mirë në rolin e tij në filmin “Nebraska”.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit