
Të dhënat po ngarkohen...

Durrës, NOA.al – Policia e Durrësit bllokoi gjatë natës një tjetër sasie të madhe lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Siç mësoi Noa.al, 49.7 kilogram kanabis ishin fshehur në automjetin tip trajler me targë DR2494F dhe po tentohej të kalohej përmes portit për në shtetin fqinj Itali. Lënda narkotike e ndarë në 45 pako ishte e fshehur në brendësi në automjetit të ngarkuar me pllaka guri.
Mësohet po ashtu se, për trafik lëndësh narkotike është arrestuar shtetasi Erion Alushi, 30 vjeç, i cili është pronar i kompanisë në pronësi të të cilit ishte automjeti.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
