Transmetuar më 26-05-2013, 20:51
Një nënë e re ka braktisur djalin e saj talasemik pas sherrit me bashkëshortin. Gjendja e rënduar ekonomike dhe sëmundja e djalit të tyre të vetëm kanë qenë shkak i konflikteve të çiftit të ri. Gjashtë ditë më parë 24-vjeçarja A.K, banuese në fshatin Bitinckë të Devollit, Korçë ka lënë djalin 3-vjeçar vetëm në banesë dhe është larguar pa lënë gjurmë. Pasi ka pritur disa ditë për kthimin e ish-bashkëshortes, 25-vjeçari V.K, kërkoi ndihmën e policisë. Burime nga policia thanë se i riu u paraqit ditën e djeshme në ambientet e komisariatit të Devollit për të denoncuar bashkëshorten e tij. Në dëshminë e tij 25-vjeçari deklaroi se gruaja ishte largua nga banesa pa lënë gjurmë më datë 21 maj të këtij viti duke braktisur fëmijën e saj të mitur dhe ende nuk është kthyer. Ai ka pritur disa ditë kthimin e saj ndërsa e ka kërkuar tek të afërmit por pa rezultat. Në këto kushte i riu kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur nënën e re. I riu ka dëshmuar në polici se prej disa kohësh kishte konflikte me bashkëshorten për shkak të mungesës së parave për të kuruar djalin i cili vuan nga sëmundja e talasemisë. Gjendja e rëndë ekonomike dhe sëmundja e avancuar e djalit të vetëm ka qenë shkak i sherreve midis çiftit të ri. Më datë 21 maj mes tyre ka nisur një sherr pas të cilit, 24-vjeçarja është larguar duke braktisur edhe djalin e saj të mitur. “Unë po bisedoja në oborr me vëllanë tim i cili e ka shtëpinë ngjitur me timen. Pas disa minutash u ktheva në shtëpi dhe gjeta djalin të shtrirë në krevat duke qarë. Thirra bashkëshorten për t’i kërkuar llogari se përse e kishte lënë djalin vetëm por nuk mora asnjë përgjigje. Në këto kushte nisa ta kërkoja nëpër shtëpi por nuk e gjeta. Atëherë nisa kërkimet tek të afërmit por pa rezultat. Pasi prita disa ditë kthimin e saj, jam i detyruar ta denoncoj për braktisjen e fëmijës. Ajo është nëna e djalit dhe nuk mund të braktisë fëmijën në këtë moshë me këtë sëmundje. Unë i vetëm nuk mund t’i shërbej si duhet djalit të vogël” mësohet të ketë thënë në polici 25-vjeçari. Policia tha se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 24-vjeçaren për akuzën e “Braktisjes së fëmijëve të mitur”.

Një nënë e re ka braktisur djalin e saj talasemik pas sherrit me bashkëshortin. Gjendja e rënduar ekonomike dhe sëmundja e djalit të tyre të vetëm kanë qenë shkak i konflikteve të çiftit të ri.

Gjashtë ditë më parë 24-vjeçarja A.K, banuese në fshatin Bitinckë të Devollit, Korçë ka lënë djalin 3-vjeçar vetëm në banesë dhe është larguar pa lënë gjurmë. Pasi ka pritur disa ditë për kthimin e ish-bashkëshortes, 25-vjeçari V.K, kërkoi ndihmën e policisë.

Burime nga policia thanë se i riu u paraqit ditën e djeshme në ambientet e komisariatit të Devollit për të denoncuar bashkëshorten e tij. Në dëshminë e tij 25-vjeçari deklaroi se gruaja ishte largua nga banesa pa lënë gjurmë më datë 21 maj të këtij viti duke braktisur fëmijën e saj të mitur dhe ende nuk është kthyer.

Ai ka pritur disa ditë kthimin e saj ndërsa e ka kërkuar tek të afërmit por pa rezultat. Në këto kushte i riu kërkoi ndihmën e policisë për të gjetur nënën e re.

I riu ka dëshmuar në polici se prej disa kohësh kishte konflikte me bashkëshorten për shkak të mungesës së parave për të kuruar djalin i cili vuan nga sëmundja e talasemisë. Gjendja e rëndë ekonomike dhe sëmundja e avancuar e djalit të vetëm ka qenë shkak i sherreve midis çiftit të ri.

Më datë 21 maj mes tyre ka nisur një sherr pas të cilit, 24-vjeçarja është larguar duke braktisur edhe djalin e saj të mitur.

“Unë po bisedoja në oborr me vëllanë tim i cili e ka shtëpinë ngjitur me timen. Pas disa minutash u ktheva në shtëpi dhe gjeta djalin të shtrirë në krevat duke qarë. Thirra bashkëshorten për t’i kërkuar llogari se përse e kishte lënë djalin vetëm por nuk mora asnjë përgjigje. Në këto kushte nisa ta kërkoja nëpër shtëpi por nuk e gjeta. Atëherë nisa kërkimet tek të afërmit por pa rezultat. Pasi prita disa ditë kthimin e saj, jam i detyruar ta denoncoj për braktisjen e fëmijës. Ajo është nëna e djalit dhe nuk mund të braktisë fëmijën në këtë moshë me këtë sëmundje. Unë i vetëm nuk mund t’i shërbej si duhet djalit të vogël” mësohet të ketë thënë në polici 25-vjeçari.

Policia tha se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 24-vjeçaren për akuzën e “Braktisjes së fëmijëve të mitur”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit