Transmetuar më 26-05-2013, 20:00

Lushnje, 26 mars 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha u ndal në Lushnje në vijim të fushatës elektorale nga ku prezantoi kandidatët për deputetë.

Në fjalën e tij ai deklaroi se demokratë e socialistë duhet të bashkohen pasi në këto vite u bë e mundur firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim Asoocimit, lëvizja e lirë, duke shtuar se i mbarë vendi rrethohet nga autostrada ndër më modernet.

Berisha deklaroi se Lushnja sot prodhon sa kurrë në historinë e saj, ndërsa tha se janë të shumtë ata që e dinë dhe e ndjejnë se në vitet më të vështira të krizës ekonomike, lumenjtë e djersës të derdhur bënë të mundur që ky vend dhe kjo ekonomi të vazhdojë rritjen, të krijojë vende pune dhe të ecë përpara.

“E shkuara iu duhet vetëm për të projektuar të ardhmen dhe ardhmja jonë më e ndritur për ne, fëmijët tanë është integrimi i vendit në Europë. Ne procesin e integrimit e cilësojmë procesin më jetik, e cilësojmë mesazhin e Lushnjes, mesazhin e Vlorës, mesazhin e të gjitha kohërave. Është koha të bashkohemi në 23 qershor dhe të votojmë për Partinë Demokratike, për të votuar numrin e artë të fitores, 44. Forca tjetër politike bëri gjithçka për të penguar proceset e integrimit, por historia kjo është”, deklaroi Berisha citon Noa.al.

Në vijim ai tha se Edi Rama është i pa penduar për bllokimin, duke u ndalur në deklaratat e tij në Kamëz ku tha se NATO nuk është as bukë dhe as ujë, ndërsa tha se deklaratat e tij do të thonë të mos kesh asgjë të përbashkët me kombin.

Ndër të tjera ai iu tha qytetarëve që më 23 qershor të mos luhet me projektin e integrimit, por të votohet për të.

Duke u ndalur në rrugët e ndërtuara, deklaroi se ka ende rrugë të tjera për tu ndërtuar, duke thënë se do asfaltohet çdo kilometër rrugë në mbarë vendin.

Berisha mbledh Kuvendin për 3 ligjet. PS: Nuk i votojmë bashkë me amnistinë

Sipas tij Shqipëria reale nuk është ajo që krijojnë shokët socialistë në autobus, “Sot shoku i autobusit u detyrua të dalë nga autobusi, u nis për në Brataj dhe rruga atje o miqtë e mi është plot gropa e xhunga, ndaj ai hipi në autostradë e filloi të turfullojë. Shoferi i tha, kryetar këtë e kemi peshqesh nga Koçua, se ai ka ndërtuar në këtë zonë. Por nga Lushnja unë i garantoj banorët e zonës së Brataj se rruga do të fillojë të ndërtohet në shtator”.

Berisha: Rama e sheh vendin nga autobusi, i ngratë në koncepte

Kandidatët e PD qarku Fier

1. Sokol Olldashi

2. Mesila Doda

3. Kozma Dashi

4. Shpëtim Idrizi

5. Bedri Mihaj

6. Myslim Murrizi

7. Florjan Dani

8. Ibrahim Morina

9. Tomor Allkushi

10. Ilir Bele

11. Ramadan Krasniqi

12. Irma Idrizi

13. Alketa Lugaj (Xhemali)

14. Saimir Korreshi

15. Ketrin Xhika

16. Agim Isufaj.

Rama: Socialistë e demokratë votoni PS, me votë do dalë Qeveria që duhet

 Më herët gjatë së dielës kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal në zonën e Lumit të Vlorës në një takim me banorët e zonës, duke u zotuar se harresa e Vlorës nga qeveria do të marrë fund.

Duke iu drejtuar demokratëve vlonjatë, ai tha se Sali Berisha iu ka kthyer kurrizin, ndërsa Partia Socialiste do punojë për ta.

“Në emër të historisë së lavdishme të gjithë kësaj treve, unë iu bëj thirrje që jo vetëm socialistët por edhe demokratët e zonës të votojnë për rilindjen dhe jo për rrënimin. Edhe si deputet i Vlorës unë dua me gjithë zemër të besoj se gjithë ata vlonjatë e vlonjate që i kanë përkitur pakicës do ti bashkohen shumicës dhe si një trup i vetëm dhe së bashku do të hapim rrugën e zhvillimit dhe mirëqënies për gjithë këtë zonë”, deklaroi Rama citon Noa.al.

Ai i tha se Zoti kësaj zone i ka dhënë gjithfarë mirësish dhe vota do i japë qeverinë që i duhet, ndërsa tha se edhe emigrantët do të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në tokat e tyre dhe të stërgjyshërve të tyre.

Rama me studentë dhe pedagogë: Do të heqim Maturën Shtetërore

Sipas tij vota e 23 qershorit duhet të jetë vota e prindërve shqiptarë për rilindje në mënyrë që të bëhet atdheu i begatë për fëmijët.

Rama theksoi se rruga e Shqipërisë së re do bëjë që vendi ti rikthehet punës.

Kandidatët e PS në Vlorë:

1-Edi Rama

2-Valentina Leskaj

3-Koço Kokëdhima

4-Luiza Xhuvani

5-Fatmir Toçi

6-Andrea Marto

7-Edmond Leka

8-Shuaip Beqiri

9-Mira Shehu

10-Sheme Lulo

11-Sokol Bana

12-Genci Kojdheli

13-Neime Gjika

14-Noreta Kalcuni

15-Ines Stasa.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit