
Të dhënat po ngarkohen...

Një aksident me të vdekur ndodhi pasditen e së dielës në rrugën kombëtare që lidh Lezhën me Shkodrën
Ngjarja që i mori jetën viktimës Drane Ndreka, rreth 52 vjeçe ndodhi në afërsi të fshatit Gjadër, raporton korrespondenti i noa.al.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe thotë se po kryen procedurat e hetimit për zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti vdekjeprurës.
Nga hetimet e para, dyshohet se një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën dhe u përplas me një makinë tip Skoda duke pasuar me vdekjen e 52 vjeçares. E ndjera udhëtonte në makinën tip Peugeot me të shoqin, Gjon Ndreka. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
