Transmetuar më 26-05-2013, 19:07

Kjo fundjavë ka shënuar përfundimin e etapave kualifikuese të Red Bull Kart Fight Albania 2013! Raundi i tretë dhe i fundit i kësaj gare shpejtësie me makina Go-Kart është zhvilluar në Kartodrom 3 gjatë ditës së shtunë me regjistrimin e kohëve për të gjithë pjesëmarrësit dhe me garën gjatë ditës së diel.

Për rreth pesë orë, konkurrentët kanë realizuar secili nga 10 xhiro në pistë ditën e shtunë dhe sipas kohëve më të mira të shënuara, vetëm 24 prej tyre janë kualifikuar për në garën e së dielës.

Koha më e mirë e realizuar gjatë pole-position është shënuar nga Mariglen Tufa, me 41 sekonda e 49 të qindtat.

Të ndarë në katër grupe me nga gjashtë konkurrentë, gara e ditës së dielë pati shumë të papritura dhe përmbysje rezultatesh edhe si pasojë e motit me shi. Për një pjesë të konkurrentëve shiu duket se solli fat, ndërkohë që penalizoi disa të tjerë.

Sipas rregullores së konkurrimit, nga secila etapë kualifikuese janë përzgjedhur tetë finalistë, pra 24 garues në total nga të tre etapat kualifikuese, të cilët do të marrin pjesë në Finalen Kombëtare të Red Bull Kart Fight Albania, më 1 Qershor në sheshin “Nënë Tereza“.Fituesi, përfaqëson Shqipërinë në Red Bull Kart Fight World Finals 2013!

8 finalistët e kësaj jave janë:

Mariglen Tufa

Sterjon Millo

Sidrid Deda

Adriano Bermuca

Rei Qendro

Gentian Shaqiri

Andi Zeqiri

Gregorio Trako

Lista me emrat e 24 garuesve të shpallur fitues në tre etapat kualifikuese të zhvilluara gjatë muajit Maj:

1.         Olsi Gjoshi

2.         Gentian Kulla

3.         Kreshnik Marici

4.         Elton Shkurta

5.         Julian Sami

6.         Klodian Voko

7.         Klodian Maloku

8.         Indri Hoxha

9.         Elton Milla

10.       Besmir Kolasi

11.       Shpend Sevdaraj

12.       Dhimitër Pema

13.       Eni Zizolli

14.       Kristi Selaj

15.       Agim Berisha

16.       Mariglen Xhaferri

17.       Mariglen Tufa

18.       Sterjon Millo

19.       Sidrid Deda

20.       Ariano Bermuca

21.       Rei Qendro

22.       Gentian Shaqiri

23.       Andi Zeqiri

24.       Gregorio Trako

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit