

Studimet e fundit të dermatologëve në bashkëpunim me okulistët kanë arritur në një listë këshillash për të shmangur fryrjen e syve, veçanërisht në pjesën e poshtme të tyre, ku shpesh në mëngjes duken si të ënjtur.
-Pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin e trupit
-Shmangni pirjen e alkoolit në mbrëmje
-Evitoni konsumimin e tepërt të kripës, ndikon në fryrjen e syve
-Shmangni pirjen e duhanit
-Luftoni pagjumësinë, flini më shumë dhe më mirë
-Vendosni një copë patate mbi sy të paktën për 30 minuta në mëngjes
-Vendosni nga një fetë kastravec mbi sy për së paku 15 minuta në mëngjes
-Në mbrëmje vendosni një lugë në frigorifer, në momentin që ngriheni nga gjumi, lugën kalojeni në pjesën e fryrë të syve deri sa të ngrohet
-Vendosni mbi sy dy copa pambuku të lagura me qumësht të ftohtë, lërini mbi sy për dy minuta.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





