Transmetuar më 26-05-2013, 16:16

Fytyra me yndyrë është ndër më problematiket, pasi përveçse rri si e vajisur shpesh në të dalin puçrra bezdisëse.

Agjencia Noa.al sjell bashkëngjitur disa maska natyrale për të pastruar lëkurën dhe për të shmangur problemet me të.

Bashkoni 1 ose 2 lugë mjalti dhe një lugë me domate të freskët, përziejeni dhe lëreni në fytyrë për 25 minuta. Në përfundim shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.

Maskë pastruese- Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë lëng limoni, përziejeni bashkë duke e aplikuar në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë fytyrën edhe në pjesën e qafës dhe dekoltesë. Mbajeni në fytyrë për 30 minuta dhe më pas lajeni me ujë të bollshëm.

Maskë me birrë- Përzieni 4 lugë kos natyral me pak maja birre, deri sa të keni një krem homogjen. Aplikojeni këtë masë në të gjithë fytyrën dhe mbajeni për 5 minuta, ndërsa më tej shpëlajeni mirë. Nëse doni pas kësaj mund të përdorni edhe krem hidratuese. Përsëriteni këtë maskë çdo 3 ditë deri sa të shikoni rezultate e dëshiruara, ndërsa më tej mund ti përdorni këto maska vetëm 1 herë në javë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit