

Kërkoni ndihmë sepse gjatë natës nuk arrini të flini dhe në mëngjes zgjoheni me sy të lodhur dhe të fryrë më shumë se në mbrëmje. Sigurisht që nuk janë të paktë njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, por të dhënat e fundit të publikuara nga fondacioni që mbështet studimet që kurojnë pagjumësinë, flasin me shifra konkrete duke thënë se 1 person në 10 vuan nga pagjumësia dhe 1 person në 2 vuan nga pagjumësia e përkohshme.
Marrja e punës në shtëpi dhe në krevat, krijon një çekuilibrim me ritmet e gjumit. Ka nga ata që bëjnë dy punë dhe zgjatja e orarit gjatë natës shkakton pagjumësi kronike.
Sakaq siç raporton Noa.al, mjafton të kalohet 2 orë me tablet në dorë ose para kompjuterit në mbrëmje, për të zvogëluar me 22% prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit.
Për më tepër rrjetet sociale tek të rinjtë ta krijuar një prishje ekuilibri, pasi rrinë me orë të tëra para tij, edhe nëse në mëngjes zgjohen në të njëjtin orar.
Krijohet kështu një çekuilibër në orën biologjike, duke krijuar një sërë problemesh.
Për gjithë ata persona që rrinë me orë të tëra para kompjuterit, këshillohet që për të rregulluar regjimin e gjumit, këto aparate duhen fikur dy orë para gjumit në mënyrë që truri të bjerë në qetësi dhe të pushojë.
Një tjetër mënyrë është hapja e dritareve të dhomës për të pasur ajrosjen e duhur, hani lehtë në darkë dhe zgjidhni jastëkun e përshtatshëm.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





