

Elbasan, 26 maj 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha u ndal në qytetin e Elbasanit në një bashkëbisedim me mediat lokale, duke shprehur gatishmërinë e tij për votimin e 3 ligjeve që kushtëzojnë statusin e vendit kandidat.
Ai bëri me dije se të enjten ka thirrur Parlamentin për votimin e tyre, duke theksuar se Edi Rama bllokoi për muaj të tërë dhe vetëm tani pasi u bashkua me Ilir Metën kujtohet ti votojë.
Në vijim ai e ftoi kreun e PS dhe deputetët e kësaj force politike që të votojnë për amnistinë, pasi ky votim nuk u bë për 100 vjetorin e pavarësisë.
Sakaq deklaratat e kryesocialistit për faljen e gjobave të vendosura pas 1 marsit, ai e cilësoi si paradoks.
Në vijim kreu i qeverisë u zotua për 3-fishim të granteve në bujqësi, ndërsa theksoi se synimi final është punësimi.
Duke iu referuar kryesocialistit ai tha se Rama e sheh vendin nga autobusi dhe se premtimet e tij për taksat janë mashtrim i mirëfilltë, ndërsa e cilësoi si të ngratë në koncepte.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





