Transmetuar më 26-05-2013, 12:30

Vlorë, 26 maj 2013, NOA – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se pas ardhjes në pushtet, qeveria e PS-së nuk do të njohë asnjë gjobë të vënë nga 1 marsi e deri më 23 qershor. Në një postim në rrjetin social Twitter Rama shprehet se gjobat po i vihen biznesit për presion elektoral.

“Problem i madh dyndja e xhandarëve te Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë”, shprehet Rama.

Po në rrjetin social, Rama shprehet se sot do të zhvillojë takime me biznesin e vogël në zonën ku kandidon për deputetë në Vlorë. “Sot në Vlorë me biznesin e vogël, në fshatrat e Lumit të Vlorës mbetur pa rrugë, pastaj përsëri në qytet me studentë e pedagogë. Në rrugën e Lumit të Vlorës, ku udhëtohet vetëm me fuoristradë dhe ku nuk shkohet dot më shpejt së me 10km në orë për shkak të gropave..”, shprehet kreu i PS-së.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit