Transmetuar më 26-05-2013, 11:54

Fier, 26 maj 2013, NOA – Një person është arrestuar nga policia për grabitje të disa bagëtive dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pecaj në Fier gjatë mëngjesit të sotëm. Personi i arrestuar në kuadër të operacionit “Rruga e vjetër” është Shkëlqim Balla, 46-vjeç, banues ne Fier.

Balla ka grabitur me armë në fshatin Pecaj disa kokë bagëti. Rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm ai ka shkuar në kasollen e personit me inicialet B.S dhe ka marrë bagëtitë. Pas vjedhjes, S.B ka njoftuar policinë e cila është vënë në ndjeke të Ballës.

Ai është arrestuar pak kilometra larg fshatit. Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe një makinë “Benz” me targa AA884DE.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit