Transmetuar më 26-05-2013, 11:38

Gramsh, 26 maj 2013, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në inaugurimin e rrugës Drizë-Poroçan në rrethin e Gramshit. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Berisha u shpreh se ky investim është një premtim i mbajtur i qeverisë për të përmirësuar jetën e banorëve të zonës. Kryeministri shtoi se mazhoranca “do të investoj derisa të asfaltohet çdo rrugë”.

Kryeministri tha se veç infrastrukturës, një projekt i rëndësishëm është dhe ai i ndërtimit të Kaskadës së Lumit Devoll. “Ndërtimi i Kasakdës së Devollit do të urbanizo gjithë luginën. Ne do të bëjmë çdo gjë dhe kemi projektet gati për të ndërtuar rrugë, për të lidhur rrugë me Skraparin dhe për të pasur komunikim me çdo rreth”, tha kryeministri Sali Berisha.

Kreu i qeverisës u  shpreh se investimet janë shtrirë në gjithë Qarkun e Elbasanit. Ai u shpreh se brenda 2-3 javëve do të përfundoj rruga Tiranë-Elbasan, duke e cilësuar si një nga projektet më të rëndësishëm të viteve të fundit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit