
Të dhënat po ngarkohen...

Pogradec, 26 maj 2013, NOA – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit. Lënda eksplozive është vendosur në katin e tretë të një pallati në lagjen e njohur me emrin “Voluta”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02: 30 të mëngjesit. Policia nuk ka bërë të ditur ende emrin e pronarit të banesës. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për motivet e ngjarjes.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Ndërkohë që janë dëmtuar disa dritare nga tronditja që ka shkaktuar shpërthimi.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
