

Beograd, (Serbi) 26 maj 2013, NOA – Qeveria e Serbisë, sipas disa deklaratave të zyrtarëve në mediat serbe, mund të shqyrtojë planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit gjatë një mbledhje të qeverisë që pritet të zhvillohet sot.
Mediat serbe njoftojnë se rreth orës 18:00 do të mbahet seanca e Qeverisë. Më herët, zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiç ka thënë se ekzistojnë shqetësime në lidhje me planin e zbatimit, andaj edhe nuk do të mbahet të shtunën seancë e Qeverisë.
Ai ka theksuar se ekzistojnë edhe ndryshime të planit për zbatimin e marrëveshjes në Bruksel, që nuk kanë të bëjnë me institucionet paralele në Kosovë. “Ndryshimet kanë të bëjnë me mosekzistimin e obligimeve për ndryshimin e ligjeve kosovare, detajet teknike për Asociacionin e komunave serbe dhe pjesës statusore që do të garantonte ekzistimin e dokumenteve serbe”, tha Vuçiç.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





