

Tiranë, 26 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e diel, 26 maj 2013.
Gazeta "Shekulli” ka si argument; “Dosja e Kaçit të Zi. Islami në FB: Mos e votoni Sali Berishën”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Arnida Çapi: Si përfundova në zyrën e Ngjelës dhe e dyta në listë”.
“Sulmet ndaj Kajmakut, dyshimet për kreun e komunës në Prezë”.
Gazeta "Panorama" ka si argument kryesor: “Zbardhet tabela, pensionet, rritja e re sipas kategorive”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Dr. Flori këngë kundër paktit Meta-Rama: Pazar me idealin, pse u zhgënjeva nga kreu i PS”.
“Rama: Nuk e kërcënova drejtoreshën, ma mbylli telefonin”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Konventa e PD, programi i mandatit të tretë”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Ulja e taksave për turizmin, pushimet do të kushtojnë më lirë”.
“Rama: Nuk jemi në NATO, jemi në natë”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Ilir Meta: Ja sfida ime e vërtetë”.
Tituj të tjerë janë: “Profili i një rebeli a faktet e panjohura për Dom Ndre Mjedën”.
“Pas 12 vjetësh Bayern fiton yllin e pestë”.
Gazeta “Ballkan” ka si argument kryesor: “Vota e maturantëve, drejtorët i joshin me eskursione falas”.
Tituj të tjerë janë: “Ish-pronarët, Toro: Kompensim brenda 20 ditëve”.
“Pas zjarrit, tentohet ekzekutimi i kreut të PS-së”.
Gazeta "Tirana Observer”ka si argument kryesor: “Edi Rama: Ja pse i çova sms drejtoreshës së “Ismail Qemalit””.
Tituj të tjerë të gazetës: “Bayern fiton Champions League”.
“Premtimet më të çuditshme të fushatës”.
Gazeta "Rilindja Demokratike”ka si argument kryesor: “Mandati i Mirëqenies”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Spektakli gjerman, Bajern fiton Champios, Berisha i sjell fat”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





