Transmetuar më 26-05-2013, 00:52

Pas eliminimit të Rikës dhe Eldorës në spektaklin e së shtunës janë përcaktuar dhe finalistët. Në finalen e Big Brother këtë vit do të jenë 4 konkurrentë. Ata janë tre djem dhe një femër: Anaidi, Shpendi, Iliri dhe Elona.

Javën e ardhshme pritet të mësohet se kush është dhe fituesi i edicionit të gjashtë të spektaklit.

Vendimi për të dërguar në finale vetëm 4 konkurrentë u bë i ditur gjatë nisjes së spektaklit nga moderatorja Arbana Osmani. Ndërsa opinionisti i spektaklit Arjan Konomi tha se katër është edhe numri i banorëve që e meritojnë finalen.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit