Transmetuar më 25-05-2013, 22:44

Kundër pagjumësisë, dihet se ka disa mënyra efektive që duhen zbatuar. Të tilla si shmangia e kafeinës pak orë para gjumit, apo pirja e duhanit, si edhe palestra e tepruar në mbrëmje etj.

Por për të qenë më të sigurt për efikasitetin e metodave kundër pagjumësisë, ju gjithashtu mund të bëni diçka edhe në shtëpinë tuaj. Për shembull, ta përgatisni dhomën tuaj të gjumit në një mënyrë të tillë, e cila të kthehet në një mjedis të përsosur për fjetur. Po në çfarë mënyre? Duke filluar me ngjyrën e mureve. Ku ajo blu, për shembull, duket të jetë ngjyra më efektive për të siguruar një gjumë të qetë dhe të bekuar.

Sugjerimi vjen nga një anketë të kryer në një zinxhir hotelesh dhe shtëpish, rreth 2 mijë të tilla, në Britaninë e

Madhe. Sipas të cilit, bluja në vetvete është e lidhur me qetësinë, si edhe ndihmon për të moderuar normën e rrahjes së zemrës apo uljen e tensionit të gjakut.

Por në të njëjtën kohë, edhe ngjyra e gjelbër apo ajo e verdhë, duket se e nxitin gjumin. Ata që i përdorin ato në dhomat e tyre, thanë se ata flenë mesatarisht shtatë orë e dyzet minuta gjumë.

Sugjerimi tjetër i rëndësishëm është që të shmanget ngjyra e purpurt, ajo pink, e cila stimulon trurin dhe na lejon për të fjetur më pak se gjashtë orë në natë. Por edhe  ngjyra të tjera të tilla si gri dhe kafe, të cilat mund të sjellin një ndjenjë të depresionit.

Gjithashtu vlen të merret parasysh, se ngjyra e dhomës së gjumit gjithashtu ndikon edhe në aktivitetet tona brenda dhomës. Për shembull, çiftet që flenë në dhoma me ngjyrë të karamelit, bëjnë dashuri tri herë në javë, dhe ato në një me ngjyrë të kuqe, vetëm një herë.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit