

T’i kërkosh falje një femre, duket se nuk është vetëm një çështje delikatese apo edukate që shfaq një mashkull. Por qenka edhe një çështje që ka lidhje me shëndetin e këtij të fundit. Pasi ky veprim, mund të ndikojë edhe në zgjatjen e jetës së tij.
Këtë e pohon së fundmi, një studim i kryer nga një ekip i hulumtuesve të Universitetit “Massachusetts Medical” në Uorcester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Argumentuar me faktin se ndërsa meshkujt mbajnë në tension lidhjen me një femër, e kanë të shtuar tensionin e tyre të gjakut dhe paraqesin rrezik më të madh për të pësuar një infarkt në zemër.
Por nëse ata kërkojnë një falje prej saj, menjëherë ky rrezik u largohet dhe madje, tensioni i lartë i gjakut u kthehet në nivele normale, -20% më i ulët.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





