Transmetuar më 25-05-2013, 21:06

Statuja e Luigit dhe Mokryna është inaguruar në një park të Kievit, pranë urës së të dashuruarve. Menjëherë ajo është kthyer në një simbol për të gjithë të dashuruarit.

Historia e dashurisë që zgjat prej 70 vitesh, nisi në një kamp përqendrimi austriak ku Luigi Pedutto, italian, takohet me Mokyrna Yurzuk, ukrainase. Të dy ishin të burgosur dhe bënin punë të detyruar, nisin të dashurohen duke e mbështetur njëri-tjetrin: ajo i çonte ushqimin dhe ai i qepte kapelet dhe veshjet.

Detyrohen të ndahen në vitin 1945 kur kampi u lirua, dhe u bashkuan përgjithmonë në vitin 2004 e vazhdojnë të jenë akoma bashkë deri në ditët e sotme.

Pedutto ka inauguruar statujën dhe me lotët në sy ka komentuar: "Kur isha nëntë vjeç, mësuesi im më thoshte se një ditë, jeta ime do të më kishte shpërblyer për të gjitha vuajtjet që kisha kaluar. E kërkova për 62 vjet dhe e rigjeta". Luigi dhe Mokyrna u ritakuan falë një emisioni televiziv rus.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit