

Portreti i një artisti suedez i cili pikturon Angelina Jolie të zhveshur pas operacionit të heqjes së gjokseve, do të shitet në një ankand arti për bamirësi.
Si rrjedhojë e tij pritet një fitim prej 22 mijë dollarësh, shumë e cila do të shkojë për Falling Whistles, shoqatë për paqen në Kongo, me të cilën është e lidhur edhe vetë Angelina.
Artisti Johan Andersson e frymëzuar nga gjesti i Jolie për të parandaluar kancerin nga i cili rrezikohej të prekej, e ndërmori këtë nismë duke e pikturuar ashtu siç aktorja duket pas operacionit.
Johan sqaron se kur ishte 15 vjeç nëna e tij hoqi një masë të madhe kancerogjene në gjoks, dhe përballë veprimit të Angelina, ndërmori nismën për ta treguar ashtu siç duket pas operacionit.a.y/noa.al
Zbulimi, Angelina Jolie me kancer, operon të dy gjinjtë (FOTO)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





