Transmetuar më 25-05-2013, 19:51

Elbasan, 25 maj 2013, NOA.al- Një kufomë e seksit mashkull është gjetur e pajetë në ujërat e lumit Shkumbin pasditen e sotme.

Viktima është gjetur pranë fshatit Katund i Ri në Elbasan, ndërsa siç raporton Noa.al, pas informacioneve te marra rezultoi se kufoma i përkiste 63 vjeçarit Robert Stavri, banues në Elbasan në lagjen “5 Maji”.

Familjarët e të ndjerit deklaruan se Roberti ishte larguar nga shtëpia pak ditë më parë për të peshkuar, dhe prej nga ai moment nuk ishte parë më.

Nga këqyrja e kufomës rezultoi se vdekja e tij ka ardhur si pasoje e një ataku kardiak, ku me pas Robert Stavri ka rëne në ujërat e Lumit Shkumbin.

Gjithsesi vijojnë ende hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota që kanë çuar në humbjen e jetës së viktimës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit