Transmetuar më 25-05-2013, 19:34

Rrogozhinë, 25 maj 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, u ndal në Rrogozhinë për të prezantuar kandidatët për deputetë, të kryesuar nga Dashamir Peza.

Ai tha se më 23 qershor qytetarët duhet të mendojnë se si të heqin taksën ndaj biznesit të vogël duke votuar numrin 29, Partinë Socialiste, dhe të vendosin kryq për ta bërë shërbimin shëndetësor falas pasi vetëm me votën për Partinë Socialiste, do të vendoset për taksimin e ndershëm, duke i dhënë vetes mundësinë që të kenë të paktën një rrogë më shumë.

Sipas tij gjithë ata që janë të papunë, nuk mund të ëndërrojnë punë me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, por duhet të pushojnë Saliun nga puna, për të hapur vende pune për gjithë qytetarët e zakonshëm.

Sipas tij 23 qershori është dita kur Shqipëria duhet të vendosë mes rrënimit të mëtejshëm apo rilindjes, mes rënies ekonomike apo punësimit real.

“Duke votuar për Partinë Socialiste të gjithë ata që banojnë në Rrogozhinë dhe përreth do të kenë në Parlament, një njeri që ka bashkuar rrugën e jetës së vetë me rrugën tuaj, Dashamir Pezën. Saliu e ka tmerr emrin Pezë se i del dy herë, me Dashamir Pezën dhe Alfred Pezën. Duke filluar bashkë rrugën drejt Rilindjes, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, me gjithë skuadrën kombëtare të rilindjes, iu garantojmë se nuk do t’iu tradhtojmë asnjëherë”, deklaroi Rama në mbyllje të fjalës së tij.

Berisha-Ramës: Unë jam mjek, ti dukesh që je i sëmurë, të ka zënë fobia

 Më herët gjatë konventës zgjedhore të Partisë Demokratike Kryeministri Sali Berisha, deklaroi se sot nis uragani i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit.

Ai tha se entuziazmi i qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre masive në fushatë buron nga thellësitë e zemrës për Shqipërinë e zhvilluar dhe për Shqipërinë euroiane, pasi siç tha ai në Shqipëri në të katërt anët e vendit, e ndjejnë, e prekin dhe janë të sigurtë, se do të ecet drejt fitores së siguritë për mandatin e ardhshëm.

Kryeministri deklaroi se falë zhvillimit të infrastrukturës do të shfrytëzohen pasuritë përrallore të vendit, duke u siguruar të ardhura të mëdha.

Sipas tij vite më parë vendi vuante për energjinë elektrike pasi dergjej në kthetrat e shokëve socialistë, ndërsa në pak vite energjia u shndërrua në shtyllën kryesore të politikës qeverisëse, duke u ndalur më tej edhe në infrastrukturën rrugore.

“Ty shok në autobus dua të të them dy fjalë, në Shkodër u the shkodranëve se janë ndërtuar gjithsej 600 kilometër rrugë, por kur shkodranët qeshën dhe u tallën me ty, duke të thënë se vetëm në këtë qark janë ndërtuar mbi 900 kilometër rrugë, nga autobusi yt shpike shifrën tjetër 1500 kilometër rrugë. Një akt mjeran, i shkretë, i padijshëm. Ke qenë kryetar bashkie o piktor i dështuar, e ke lënë qytetin tonë me 250 kilometër rrugë dhe rrugica të paasfaltuara, por mësoje këtu njeri i shkretë, i varfër dhe i mjerë në ide, se çdo rrugë ndërtohet mbi një projekt, mbi një preventiv i cili zbatohet dhe se vetëm Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 320 milionë dollarë ka ndërtuar 1520 kilometër rrugë, mësoje o piktor i dështuar”, deklaroi Berisha, citon Noa.al.

Në vijim ai tha se Edi Rama në bashki ka marrë shumë fonde por i ka bëre rrush e kumbulla me Koço Kokëdhimën, duke theksuar se vetëm Ministria e Punëve Publike ka investuar 10 herë më shumë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Nën doza të dukshme ironie Berisha shtoi, “Ndaj duke parë se je realisht i sëmurë nga rrugët, unë jam mjek. Unë e kam të thjeshtë ta kuptojë, të ka zënë fobia. Mendova të të ftoj 2-3 herë të inagurojmë së bashku rrugët, por dyshoj se kjo kurë nuk të nxjerr nga sindromi ku ke rënë, rri në autobus, ti në autobus, ne do shtrojmë rrugë në çdo kilometër të këtij vendi”. Kryeministri deklaroi ndër të tjera se në katër vitet që vijnë do të hapen 250 mijë vende pune, ndërsa nënvizoi se vetëm me Partinë Demokratike do merret statusi i vendit kandidat dhe do realizohet integrimi në Bashkimin Europian.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit