Transmetuar më 25-05-2013, 18:24

Prishtinë, 25 maj 2013, NOA.al- Ndërsa shtatë të dyshuarve për krime lufte iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, të hënën pritet ankesa e palës mbrojtëse për këtë vendim. Kështu do të veprojë avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koçi.

“Do të ushtroj ankesë kundër vendimit të gjykatës. Ankesa do të duhej të shqyrtohet brenda dy dite pas parashtrimit të saj. Edhe njëherë do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK-së. Këtë do ta dëshmojë Sami Lushtaku, si njëri ndër themeluesit e UÇK-së, së bashku me shokë”, ka thënë Koçi. Por ai thotë se do të respektojë vendimin e gjykatës.

Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe avokatët e të dyshuarve të tjerë. Masa e arrestit prej 30 ditësh është caktuar nga gjyqtari i procedurës, duke refuzuar kërkesën e prokurorit të lëndës, Maurizio Salustro.

Grupi i Drenicës, akuzohet për keqtrajtime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998.

Vendimi i gjykatës ishte bërë publik në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës në një seancë të gjatë që kishte nisur në mëngjesin e së premtes.

Të akuzuarit janë, ish- komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish- komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar nga Salustro për krime luftë ndaj civilëve.t.k/a.y/noa.al

Arrestohet Sami Lushtaku, dyshohet për krime lufte

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit