

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
E Dielë, 26 Maj 2013
Për të lindurit e kësaj shenje, gjatë ditës së sotme do të ketë kaq shumë mospërputhje astrale. Ju mund të përjetoni disa bezdi, ndërsa do të jeni në udhëtim e sipër, apo edhe në jetën tuaj shoqërore. Asgjë për t’u shqetësuar gjithsesi. Ndoshta do të keni një rritje të krenarisë suaj. Në dashuri, mos u përpiqni të nxiteni nga kureshtjet e çuditshme dhe të tepruara, sepse ju mund të ngjallni xhelozi dhe të shkaktoni një zhgënjim thumbues.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, ju sugjeron që t’ju qëndroni larg situatave të rrezikshme dhe problemeve në përgjithësi. Do të ndikoni në mbarëvajtjen e punëve të miqve tuaj. Kujdes, pasi këto ditë, një mik ka nevojë për ju. Dhe mos e mohoni aspak ndihmën tuaj ndaj tij për asnjë arsye. Nuk ka asnjë justifikim, nëse ju e doni atë, duhet të jeni të gatshëm të hiqni dorë nga diçka dhe të merrni përsipër rreziqe. Nuk do të zhgënjeheni.
Dita e sotme ju fal mjaft beteja yjore, të cilat do të shoqërohen me shqetësim nga ana juaj. Por që do t’ju bëjnë edhe më pak optimist dhe konfuzë. Si edhe të paqëndrueshëm apo nervozë. Nuk duhet që të jeni aspak kapriçozë dhe me humor të ndryshueshëm, duke vënë në rrezik marrëdhëniet e mira të ndërtuara me urtësi, bazuar në dashuri dhe respekt të ndërsjellë. Bëni apel për cilësitë tuaja të mira të tilla si diplomacia, që sot do jenë shumë të dobishme.
Është e mundur që në organizimin e ditës sot, të keni ndonjë pengesë për një projekt. Prandaj, kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, ju sugjeron për t’i dëgjuar opinionet e miqve dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Disa orë pushimi do të jenë një mundësi ideale për t’ju vendosur në një gjendje reflektimi mbi kohën dhe gjërat tuaja. Kafsha juaj shtëpiake, kërkon më shumë vëmendje sot.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë, gjatë së cilës, Hëna do të sjellë shumë jetë në zonën sentimentale. Duke ju dhënë disponimin e duhur për të filluar një histori të rëndësishme. Të biesh në dashuri është e lehtë, dhe yjet nuk e përjashtojnë gjatë ditës së sotme, një dashuri me shikim të parë. Në jetën tuaj në çift, ju ngjallet dëshira për të përjetuar ndjesi të reja.
Dielli dhe Neptuni sot së bashku, paraqiten në akord kundër jush. Duke qenë vështirë për të vënë në përdorim disponueshmërinë dhe mirëkuptimin, veçanërisht nëse ju jeni një Virgjëreshë e lindur në gusht. Mundohuni të mbani një ekuilibër në jetën tuaj intime dhe të mos jeni i përulur nga paraqitja apo nga joshjet. Duhet të keni më shumë konsideratë për ata që jetojnë pranë jush, sidomos prindërit dhe bashkëshorti/ja. Jo çdo gjë, mund të mbahet në dorën tuaj dhe të ndjehet prej ndjenjave tuaja.
Përdorni ndikimet e mira hënore për stimuj të rinj, ndaj ngarkesës që keni në jetën tuaj të përditshme, për të fituar besimin dhe simpatinë e atyre që deri më tani ju kanë injoruar në fakt. Dhe për t’u bashkuar me grupe të reja shoqërore. Thuajuni “Po” ftesave për të dalë në këtë dielë joshëse. Në fushën praktike, shfaqet dëshira për diçka të re, edhe për shkak se ju jeni në gjendje të përkryer për të zgjedhur mes atyre projekteve që hidhen poshtë dhe atyre që do të implementohen menjëherë.
Mungesa e harmonisë në qiellin tuaj astral, gjatë ditës së sotme, synon të godasë sferën tuaj financiare. Sepse natyra juaj astrologjie nuk e përbuz aspak paranë. Madje, ju, e dini rëndësinë e saj, sepse shpesh, ajo shfaqet si një simbol i pushtetit. Dhe meqë nga sot, ju mund të hidhni larg shumë gjëra të një rëndësie të vogël, ky do të jetë rasti edhe për të bërë lëvizjet e një vlere të caktuar.
Fakti që ju nuk do të ndiheni sot në qendër të vëmendjes së atyre që ju interesojnë, mund t’ju bëjë me shumë nerva dhe t’ju tërbojë fare. Mundohuni të mos ëndërroni shumë dhe të mos e harroni realitetin, sepse atmosfera e xhelozisë dhe paqartësisë, kërcënon të minojë marrëdhëniet që nuk vlejnë më. Kujdes gjatë takimit me dashurinë tuaj të fshehtë: më mirë të mos rrezikoni sot.
Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot ju ndalohet që të ankoheni, ose të ndaleni në situatat e vështira. Disa realitete, mbeten objektiva të së kaluarës. Shikojeni të ardhmen tuaj me më shumë optimizëm dhe shpirt më pak kritik. Besoni tek mundësitë tuaja të panumërta. Njohuritë bombastike janë në gjendje të ofrojnë përparësi, mbështetje dhe mbrojtje.
Kjo mund të jetë dita e drejtë për të dhënë më shumë rëndësi ndaj rritjes tuaj të brendshme dhe forcimit të burimeve tuaja mendore, duke neglizhuar, të paktën sot, kushtet materiale të jetës. Përsosini njohuritë tuaja për veten, duke dëgjuar frymëmarrjen dhe lëvizjet e trupit tuaj. Pjesa tjetër e botës, mund të presë.
Projekti juaj dëshmon të jetë i vështirë, por ai mund të bëhet i lehtë në qoftë se bëhet me ndihmën e personave kompetentë. Në vendin e punës është mirë që ta moderoni ambicien në qoftë se ju nuk doni të prishni reputacionin tuaj të mirë. Pra, shumë yje paraqiten në kontrast për të bërë përshtypje mbi dyshimet tuaja. Dyshimi, nuk është një partner aspak i mirë në jetë.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





