Transmetuar më 25-05-2013, 16:13

Isobel Varley është gruaja më e moshuar dhe me më shumë tatuazhe në botë, e lindur në vitin 1938, duke u vlerësuar nga rekordet Guinness për tatuazhet e saj.

Vetëm në vitin 1986, kur së bashku me të shoqin shkuan tek një studio tatuazhesh pranë Hammersmith Palais në Londër, jeta e Isobel ndryshoi përgjithmonë, duke u bërë e varur prej tyre.

Ajo deklaroi se mbeti e befasuar nga bukuria e disa tatuazheve, dhe nga ai moment ajo ka bërë rregullisht tatuazhe duke mbuluar thuajse të gjithë trupin.

Jo vetëm kaq por tatuazhet ajo i ka shënuar edhe me 50 piercing të shpërndarë në të gjithë trupin edhe në zonat intime, ashtu sikundër nuk mungojnë as tatuazhet në këto pjesë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit