

Që të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të tregojmë kujdes ndaj kalorive të tepërta nëse duam të kemi një fizik dhe një bark të sheshtë.
Ajo që nuk dimë është se disa yndyra mund të na ndihmojnë të ulim barkun para se të veshim rrobat e plazhit dhe bëhet fjalë për disa yndyra të mira.
Siç thuhet në një studim të fundit të raportuar nga revista Diabetes Care, ndër ushqimet që ndihmojnë për uljen e barkut, është vaji i ullirit, avogado, lajthia, fara luledielli, etj.
Ndaj nëse duam të humbim peshë, duhet ti konsumojmë këto elementë afro gjysmë ore para se të hamë ushqim, pasi na ndihmojnë në krijimin e një ndjesie ngopje, çka çon në zvogëlimin e sasisë së ushqimit që hamë gjatë vakteve kryesore.
Një tjetër element i rëndësishëm siç raporton Noa.al është çaji jeshil i cili redukton yndyrën në zonën e barkut në mënyrë të ndjeshme, ndaj këshillohet të pihet rregullisht.
Gjithsesi sugjerohet që paralelisht me këto element ushqimor, do të ishte mirë të ecni apo ti jepnit biçikletës, qoftë edhe gjysmë ore në ditë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





