Transmetuar më 25-05-2013, 15:36

Fustani i parë i nusërisë i veshur në martesën e parë nga Elizabeth Taylor del në shitje në Londër në shtëpinë e ankandeve Christie’s në 26 qershor.

Bëhet fjalë për fustanin e veshur në vitin 1950 nga ylli i Hollywood-it e cila asokohe ishte 18 vjeç, në martesën e parë të saj me Conrad Hilton, trashëgimtarin e hoteleve të famshme “Hilton”.

Siç raporton Noa.al nga shtëpia e ankandeve fustani i stiluar nga Helen Rose, parashikohet që të arrijë një çmim 50 mijë sterlina ose rreth 58 mijë euro.

Fustani me ngjyrë kremi është i shoqëruar me disa rruaza të vogla dhe përbëhet nga materiale sateni.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit