Transmetuar më 25-05-2013, 14:18

Në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, janë shpalosur një sërë veshjesh të bukura, sharmante dhe të shoqëruara me aksesorë.

Nga Irina Shayk, te Cara Delevingne etj, janë disa nga femrat të cilat kanë luajtur me veshjen e tyre “zhveshur”, por ka pasur edhe nga ato më të rezervuarat që janë veshur më fine.

Por ajo që ra në sy ishte Sharon Stone e veshur me një fustan të bardhë, në kurrizin e së cilës shtrihej një gjarpër i argjendtë.

Stone dukej krenare me zgjedhjen e saj, aq sa nuk humbte rast pa e ekspozuar dhe e fotografuar.a.y/noa.al

Sharon Stone, një sirenë në Festivalin e Kanës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit