Transmetuar më 25-05-2013, 13:57

Është macja e zezë për çdo femër, celuliti shkatërron të gjithë trupin dhe pamjen e saj. Por ajo që nuk dihet është se një aktivitet intensiv fizik nuk e përmirëson situatën, përkundrazi.

Për kirurgun vaskular napolitan Lanfranco Scaramuzzino, sporti i tepërt mund të përkeqësojë të çarat në trup që në gjuhën popullore njihen si celulit.

“Nga studimet e fundit ka rezultuar se një aktivitet intensiv dhe i sforcuar sportiv, jo vetëm që nuk e zhduk celulitin në trup por e shton më tepër, duke shfaqur rezultat krejt tjetër nga ai që pritej”, shprehet Scaramuzzino.

Sipas tij gjithë ato femra që kanë celulit dhe merren me palestër apo aktivitete të tjera sportive, duhet të konsultohen me instruktorin paraprakisht dhe ky i fundit mund t’iu rekomandojë ushtrimet përkatëse.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit