Transmetuar më 25-05-2013, 08:27

Tiranë, 25 maj 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 25 maj 2013.

Gazeta “Mapo” ka si shkrim kryesor, “Beteja e shesheve me sallat. PD dhe PS kanë reklamuar tashmë ofertat e tyre. Po kush e përcjell më mirë mesazhin, toën- hallet, konventat apo mitingjet, kush e përcakton axhendën e ditës duket më efikas. Erla Mëhilli dhe Endri Fuga shpjegojnë strategjitë elektorale të secilit kamp dhe si e shohin ata fushatën e kundërshtarit. Dy ekspertet e komunikimit, Iris Luarasi dhe Belina Budini bëjnë skanerin e fushatës”.

“Bardhyl Londo: Shkrimtarët e ‘ekspertizave’ të kërkojnë falje”.

“Imami: Bashkimi PS-LSI ka çliruar simpatizantët e PD”.

“Tri ligjet e statusit në Kuvend dhe pikëpyetjet e PS”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Prezantohen kandidatët e Partisë Demokratike për Dibrën. Kreu i mazhorancës: Do të marrim mandatin e pestë. Berisha: Brenda dy viteve përfundon Rruga e Arbrit. Kryeministri premton dy projekte madhore për qarkun e Dibrës, përfundimin e Rrugës së Arbrit dhe ngritjen e një universiteti.

Berisha: Jap fjalën se në 2 vitet e para do të bëhet Tuneli i Murrizit. Mesazhi për Ramën: Dibranët do të lënë përjetësisht në autobus”.

Tituj të tjerë janë; “Dështon takimi i Ramës, peshkatarët akuza Dakos: Bllokove portin”.

“Rama: Mandatin e parë mbyllim procesin e legalizimeve”.

“Traverbanku Klos-Bulqizë, "AlbChrome" nis punimet”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Kryebashkiakët e PS komentojnë kandidatët për deputetë dhe Ramën. Gjika: Ç’më tha Rama për Vlorën. Sejdini, Peleshi, Dako: Sa ndikojnë të pakënaqurit”.

Tituj të tjerë janë; “E majta 50.5%, e djathta 42%, rritet PS dhe PD. Mbështetja për liderët: Rama 51%, Berisha 45%, Topi 43%”.

“Artistët peticion Berishës e Zhitit: Na paguani”.

“Premtimi për faljen fiskale, Financat: Nuk jemi gati”.

“Arvizu: E hëna, shpresa e fundit për ligjet dhe KQZ”.

Gazeta “Tirana Observer” ka si shkrim kryesor; “KQZ-ja rikthen Moore në Tiranë. Meta: Gjysmë KQZ-ja nuk na pengon për një proces të ndershëm zgjedhjesh. Topalli: Opozita të sjellë emrat dhe i votojmë

Tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Alfred Peza: “20 gabime që s’duhet të bëjë e majta pas 23 qershorit”.

“Rama: Edhe Enveri sikur të ngjallej nuk do i prishte dot ndërtimet pa leje”.

“Berisha mesazh Ramës: Dibranët do të lënë përjetësisht në autobus”.

“800 fëmijë duan të largohen nga familja prej dhunës”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit