Transmetuar më 25-05-2013, 08:15

Presidenti amerikan, Barack Obama thotë se sulmet seksuale në ushtrinë amerikane minojnë besimin në forcat e armatosura të vendit.

Presidenti mbajti fjalimin përshëndetës në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Amerikane të Marinës në Anapolis të Merilendit, ku u ndal tek raportet e fundit për incidente të përhapura të dhunës seksuale në ushtri, shkruan Zëri i Amerikës.

“Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë,” tha Presidenti.

Një raport i fundit i Pentagonit thotë se numri i sulmeve seksuale në radhët e ushtrisë u rrit 37 për qind gjatë vitit të kaluar. Sipas përllogaritjeve në raport, vjet ka pasur 26 mijë raste sulmesh seksuale, që variojnë nga prekjet e papërshtatshme e deri tek përdhunimi.

Këto incidente kanë bërë që disa anëtarë të Kongresit të propozojnë një projekt-ligj për ndëshkime më të ashpra për sulmet seksuale në ushtri.o.k/noa.al

SHBA: Shtohen sulmet seksuale në ushtrinë amerikane

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit