

Këpucë o këpucë, kush fshihet pas jush? Sipas një studimi pikërisht këpucët zbulojnë disa nga karakteristikat e personit që i mbath.
Dihet që përmes tyre zbulohet seksi i personit që i mbath si dhe gjendja ekonomike, por këpucët tradhëtojnë edhe aspekte të personalitetit të atij që i mban, duke filluar nga tendencat politike tek karateristikat psikologjike, të tilla aspekte mund të perceptohen nga kushdo që është pak më i vëmendshëm.
Këpucë luksoze
Personat që vuajnë ankthin, kanë tendencë të përdorin këpucë të reja dhe luksoze, pikërisht sepse shqetësohen më shumë për aparencën dhe se si do të gjykohen prej të tjerëve.
Këpucë praktike
Këpucët praktike dhe funksionale lidhen me persona të këndshëm dhe të qetë. Personat e qetë preferojnë këpucët e rehatshme.
Këpucët e shtrenjta
Këpucët e shtrenjta gjenden në këmbët e atyre që fitojnë mirë, ndërsa këpucët që nuk janë të reja por që janë të mbajtura mirë flasin për një njeri skrupoloz.
Pra, këpucët jo vetëm që kryejnë një funksion praktik, por janë një pasqyrë e personalitetit të njeriut. Vështirë se një person zgjedh këpucë me qëllimin që të transmetojë në mënyrë të ndërgjegjshme një mesazh te publiku.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





