

Itali, NOA.al/a.hekurani- Prej vitesh vajza vuante dhunën fizike dhe psikologjike të prindërve të saj. Dhe nuk ishin të pakta. Ata e digjnin në trup, në kokë, e gjuanin, e ofendonin, e pështynin dhe kur dilte e ndiqnin nga pas. I kishin sekuestruar madje edhe dokumentet dhe kishin arritur deri aty sa e kërcënonin me vdekje, kishte patur edhe tentativa për ta mbytur…
Në fund, vajza 20-vjeçare gjeti forcën dhe iu drejtua policisë, e cila menjëherë ka arrestuar prindërit e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhte në qytetin e Faenza-s në Itali, ku agjentët e komisariatit së bashku me kolegët e tyre të qytetit të Imolas, kanë arrestuar babanë 51-vjeçar të vajzës dhe nënën e saj 45-vjeçare.
Ata e kanë keqtrajtuar vajzën e tyre që kur ishte minorene, por nga sa mësohet, ngjarjet më të rënda kanë nisur tre vite më parë dhe që nga ajo kohë janë përsëritur sistematikisht deri në muajin prill.
Pikërisht në këtë periudhë vajza ka mundur t’i shpëtojë kontrollit barbar të familjes së saj, dhe ka shkuar në spitalin më të afërt ku fillimisht u ka treguar mjekëve sa i kishte ndodhur, e më pas edhe policisë.
Duke patur parasysh se sa e rëndë ishte ngjarja por edhe duke e vërtetuar më parë atë, menjëherë kanë nisur procedurat e mbrojtjes së saj.
Ndërkaq, babai me inicialet R.I, gjendet në burg ndërsa nëna, me inicialet M.I, është në arrest shtëpie.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





