


Varësia prej telefonisë celulare, është kryesisht femërore. Kështu pohon të paktën një studim i fundit, i kryer në Evropë, sipas të cilit, femrat rezultojnë të jenë më të varura se meshkujt ndaj aparateve dhe bisedave telefonike me celularë.
Kështu, studimi në fjalë, i kryer në Itali, Francë, Gjermani, Britani të Madhe, Belgjikë, Spanjë dhe Portugali, rezultoi se mëse 81% e femrave të këtyre vendeve, ka krijuar varësi prej telefonit. Ndërsa 14% e tyre nuk qëndrojnë dot larg prej tij, për më shumë se një orë.
Madje, studimi shton se 18% e femrave në Evropë, pohojnë se e kontrollojnë celularin e tyre, çdo një orë e gjysmë.
Nga ana tjetër, thuhet se 15% e femrave evropiane, në tërësi, e ndryshon telefonin celular të paktën një herë në vit, për të qenë sa më në modë. Kurse 67% e tyre, e bëjnë këtë, vetëm për të zëvendësuar një telefon të vjedhur ose të thyer.
Në fund? Studimi pohon se 17% e femrave në Evropë, nuk shkëputet dot nga telefoni celular, edhe gjatë momenteve intime me partnerin.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





