Transmetuar më 24-05-2013, 21:03

Ju kujton diçka ky djalë? Mua po, ato fotografitë idiote duke pozuar si një i pamend. Janë fotografi të cilat një njeri normal, po t’i shikojë pak pas kohësh, me siguri që do t’i vijë shumë turp, edhe prej vetes. Por janë pozime me lule, flutura, pëllumba e gjithçka tjetër, që me sa më kujtohet,  i takojnë shumë, shumë viteve të shkuara.

Për këtë djalë, që është nga Iraku dhe që quhet Ahmed Angel, student mjekësie dhe model part-time model, bëhet fjalë për fotografitë me të cilat ka ndërmend të “pushtojë” botën.

18-vjeçari, me flokët gjithë xhel dhe me sytë blu me lente ose me ndonjë metodë të re estetike, thotë se për të ka më shumë rëndësi intelekti, pavarësisht se me këto fotografi tregon të kundërtën.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit