Transmetuar më 24-05-2013, 22:16

Ka nga ata që mendojnë se kanë shpikur dietën vendimtare dhe të pagabueshme mbi rënien në peshë. Dhe që pas aplikimit të saj, do të kenë rënë kushedi sa kilogramë. Por fatkeqësisht, zbulojnë të kundërtën, se madje edhe kanë shtuar në peshë. E kjo, pasi ata nuk i njohin disa sekrete mbi të ngrënit, të cilët na ndihmojnë vërtet për të rënë në peshë.

1. Kush ha shpejt, shëndoshet.

Hani ngadalë, përtypeni ushqimin me kujdes, është sekreti që të shmangur mbipeshën. Arsyeja? Kush ha ngadalë, e përjeton më shumë ndjenjën e ngopjes.

2. Kush fle pak, ka tendenca për të fituar peshë

Disa studime kanë gjetur një lidhje reale midis mungesës së gjumit dhe obezitetit, diabetit apo sëmundjeve të tjera kardio-vaskulare. E kjo, sepse kush fle pak, ose vuan nga pagjumësia, ka nivele -30% më të ulëta të hormoneve të prodhuara në stomak që kontrollojnë oreksin.

3. Hani shumë produkte bulmeti

Kush ka në dietën e tij shumë produkte qumështi, ka më shumë gjasa t’ia dalë për të rënë në peshë. Pasi qumështi në vetvete, ndihmon për të djegur yndyrat e shumta dhe ka shumë kalori.

4. Humbja e peshës është më e lehtë në male

Ajri i rralluar i lartësive të larta, bën që djegia e yndyrave të tepërta në trupin tuaj, të jetë më e lehtë. Kjo sepse kushtet unike të jetës në mal, përshpejtojnë metabolizmin, reduktojnë oreksin dhe nivelet e presionit të gjakut.

5. Të hash në darkë, nuk ju shëndosh aspak

Ushqimi i ngrënë në mbrëmje, nuk ju shëndosh aspak. Kuptohet, nëse ai merret siç duhet, pa shumë kalori dhe pa yndyra që mezi treten gjatë natës. Mos e kapërceni si vakt.

6. Të lësh një vakt, s’ju ndihmon të bini në peshë

Është e vërtetë. Pasi nëse ju do ta lini një vakt me shpresën që të bini në peshë, do të përballeni me një surprizë të keqe: vaktin tjetër do të jeni më të uritur dhe do të hani më shumë se sa lejohet.

e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit