



Një e fryrë ere dhe fustani i Mona Walravensit në ceremoninë e premierës së filmit të saj në Kanë ka fluturuar duke e zbuluar tërësisht aktoren.
Vetë filmi "La vie d’Adele" ka shkaktuar shumë bujë për shkak të një skene seksi që zgjat 10 minuta. Mirëpo era ka shkaktuar edhe një tjetër zhurmë, në fakt jo më shumë era sesa fotografët që kanë fiksuar momentin e fustanit të protagonistes së filmit në ajër.
Fustani i është ngritur befasisht nga era, duke i nxjerrë në dritë të pasmet, teksa dukej edhe se s’kishte veshur as të mbathura. Në këtë mënyrë s’kanë të sosur skenat “hot” në tapetin e kuq të Cannes, pas Eva Longorias, Irina Shayk, apo Frederique Bel.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





